Një situatë e pakëndshme ka bërë që Shakira të ndalojë përkohësisht në mes të xhirimeve të klipit të këngës së radhës “Monotonia”, që do të jetë një bashkëpunim me këngëtarin portorikan Ozuna.
Catalunia ishte vendi i zgjedhur nga ekipi i prodhimit kolumbian për të regjistruar skenat që mblodhën qindra fansa dhe shikues për të ndjekur nga afër xhirimet.
E shtuna e kaluar ishte një ditë rraskapitëse me gati 15 orë punë për të dy këngëtarët.
Por krijuesja e hitit “Te Felicito” nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të detyrohej papritmas të ndalonte gjithçka për shkak të disa thirrjeve shqetësuese për ndihmë që i drejtoheshin asaj.
Skenat e videoklipit janë xhiruar pasdite, brenda një supermarketi dhe më pas kanë vazhduar në agim në qendër të qytetit.
Paparaci spanjoll Jordi Martin ishte aty për të kapur çdo detaj. Ishte ai që në mes të xhirimeve vuri re skenën surrealiste dhe regjistroi gjithçka.
Ishte një incident fatkeq ku përfshihej një gazetar kolumbian, i cili po arrestohej nga policia që ruante zonën në mes të qytetit, shkruan Marca.
“Unë jam gazetar! Ndihmë! Po më godasin! Shakira!”, thirri ai përpara se njerëzit të filloni ta vinin re, përfshirë këngëtaren.
Sipas Jordi Martin, gazetari u soll sfidues, pa dhënë detaje të tjera se përse u ndalua.
“Ky është një skandal global. Ai kishte një qëndrim kryelartë. Kur i kërkuan dokumentacionin, ai rezistoi. Ishte një sherr i tmerrshëm. Shakira ishte dëshmitare e gjithçkaje”, tha Martin.
Prandaj, Shakira personalisht urdhëroi që të ndërpriteshin xhirimet, duke shpresuar që gjërat të qetësoheshin dhe situata të bëhej normale.
Përveç kësaj, ajo siguroi se gazetari kolumbian i arrestuar “njihet nga familja e Shakirës”.
Prandaj, këngëtarja e lindur në Barranquilla të Kolumbisë u ndje shumë e prekur dhe e shqetësuar për të zbuluar se pse agjentët po i bënin diçka të tillë dikujt që ajo e njihte. Ose ndoshta i zënë ngushtë nga situata e vështirë.
Në anën tjetër, Shakira u duartrokit me admirim që nuk qëndroi indiferente dhe ndërpreu angazhimet e saj profesionale sepse dikush i kërkoi ndihmë. /Telegrafi/