Site icon Telegrafi

Shakira ka vënë një ‘shtrigë’ në ballkon dhe ka lëshuar këngën e re me zë të lartë, ndërsa përballë ndodhet shtëpia e ish-vjehrrës së saj

Shakira ka vendosur në ballkonin e shtëpisë së saj një kukull, figurë shtrige, ku përballë ndodhet shtëpia e ish-vjehrrës së saj.

Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, publikoi një këngë në fillim të kësaj jave, që ka në shënjestër ish-bashkëshortin e saj, Gerard Piquen.

Banorët në zonë kanë raportuar se e kanë parë Shakiran duke ‘lëshuar këngën me volum të plotë’, në të cilën përfshihet Pique, e dashura e tij e re dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Shakira (Foto: Shutterstock)

Shakira, e bën të qartë se po i referohet 23-vjeçares që ish-partneri i saj përflitet se kishte filluar të takohej me të vitin e kaluar para se të ndaheshin.

“Ju keni ndërruar një Ferrari me një Twingo. Ke ndërruar një Rolex me një Casio” – janë vetë disa pjesë të tekstit me anë të të cilit ka thumbuar çiftin e ri.

Ndërsa kënga e re e artistes së famshme përmban fjalë të nxehta që sulmojnë Gerardin dhe dashurinë e tij të re, Clara Chia Marti, ajo përfshin gjithashtu disa fjalë edhe për ish-vjehrrën e saj.

Është raportuar se marrëdhënia midis Shakiras dhe Montserrat Bernabeu (nënës së Gerardit) është acaruar pasi ajo mirëpriti romancën e re të djalit të saj.

Foto: Twitter

Twitter nga ana tjetër është vërshuar me shkrime mbi këngën dhe shtrigën me pamje të frikshme të vendosur në ballkonin e saj.

“Shakira me sa duket ka një figurë shtrige në ballkonin përballë shtëpisë së ish-vjehrrës. Vazhdo vajzë”, shkroi një përdorues i Twitter.

Shakira dhe Pique (Foto: Instagram)

Një tjetër tha: “Diçka vërtet e keqe duhet të ketë ndodhur përveç tradhtisë, Shakira ishte super e drejtpërdrejtë ndaj tyre, shtriga dhe e dëgjoi këngën me volum të plotë”.

“Po qaj. Lajmet mendojnë se Shakira e mban këtë shtrigë në shtëpinë e saj si një vigjilje për vjehrrën”.

“Shakira po shpërthen me këngën e saj duke ekspozuar tradhtinë e ish-it në mënyrë jashtë shtëpisë së saj. Ajo gjithashtu vendosi një shtrigë në ballkonin e saj për disa arsye”, vazhdoi një tjetër.

Pati edhe reagime të tjera të shumta në bazë të asaj që kanë parë.

Foto: Twitter

Shakira dhe Pique kujtojmë që u ndanë në qershor të vitit të kaluar dhe kanë bashkë dy fëmijë.

Pique e kishte tradhtuar këngëtaren me një vajzë 23-vjeçare, e cila ishte e punësuar në kompaninë e tij. /Telegrafi/

Foto: Twitter
Exit mobile version