Shakira është fotografuar me një pamje “e trishtuar dhe e lodhur” pasi ish-bashkëshorti i saj Gerard Pique u filmua duke u puthur me të dashurën e tij të re.
Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” raportohet të jetë “shumë e zemëruar” pasi futbollisti i Barcelonës doli publikisht me lidhjen e tij të re me studenten, Clara Chia Marti.
Ylli – i cili u nda nga Pique në qershor – thuhet se ishte e zemëruar që prishi një marrëveshje për ta mbajtur të fshehtë lidhjen e tij të re për një vit.
Futbollisti u fotografua me të dashurën e tij të re, studenten 23 vjeçe, në festivalin Summerfest Cerdanya në Kataloni, shkruan The Sun.
Shakira dhe Gerard i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor dhe shpejt u zbulua se Gerard ka qenë fshehurazi në lidhje me Clara Chia Marti e cila punon për të.
Ata besohet se janë takuar gjatë punës në ngjarjet në kompaninë e tij të prodhimit Kosmos.
Personat e afërt të çiftit thonë se ata janë takuar prej disa kohësh.
Shakira dhe Pique të cilët kanë dy fëmijë së bashku – Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë vjeç u takuan për herë të parë në 2010 pasi ai u shfaq në videon e këngës së saj “Waka Waka”, e lansuar për Kupën e Botës në futboll atë vit.
Ajo nuk ka zbuluar arsyet e ndarjes, por çifti kanë rënë dakord për një marrëveshje të përkohshme kujdestarie – pavarësisht se Gerard dëshiron që fëmijët të qëndrojnë me të në Barcelonë dhe Shakira është e prirur që ata të zhvendosen në Miami me të.
Dyshja gjithashtu do të duhet të mbledhë pasurinë e tyre prej 300 milionë funtesh (356 milionë euro), duke përfshirë një avion privat prej 15 milionë funtesh (17.8 milionë euro) dhe një rezidencë prej 6 milionë funtesh (7.1 milionë euro).
Shakira po përballet gjithashtu me betejën e saj ligjore pasi ajo përballet me deri në tetë vjet burg nëse shpallet fajtore për një mashtrim masiv tatimor prej 12 milionë funtesh (14.2 milionë euro)
Në anën tjetër këngëtarja, e cila ka shitur më shumë se 80 milionë disqe në mbarë botën, ka mohuar akuzat. /Telegrafi/