Telegrafi

Shakira flet për jetën e re në Miami: Kurrë nuk i kam parë fëmijët e mi më të lumtur

Foto: Backgrid

Shakira ka përjetuar ndryshime të mëdha në stilin e saj të jetesës gjatë muajve të fundit.

Vetëm një vit më parë, këngëtarja nga Kolumbia ishte në Barcelonë – përsa kohë që angazhimet profesionale i linin mundësi – ku ajo jetonte me dy fëmijët dhe ish-partnerin e saj, yllin e futbollit, Gerard Pique.

Tani, realiteti për të është krejtësisht ndryshe.

Në të kaluarën, pas ndarjes që mori vëmendje të madhe me ish-qendërmbrojtësin e Barcelonës, Shakira zgjodhi të marrë një rrugë të re duke u transferuar për të nisur një jetë të re në Amerikë.

Ndërkohë katalanasi zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në biznes në Barcelonë dhe të vazhdojë me zgjerimin e ‘Kings League’, që për ironi të fatit ka zbarkuar së fundmi edhe në tokën amerikane.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shakira

Tani, në një intervistë për revistën Hola në vendin e saj, Kolumbi, artistja zbuloi gjithçka rreth jetës së saj të re në qytetin amerikan të Miami.

“Në Spanjë, fëmijët nuk mund të shkonin në shkollë të qetë dhe situata që jetonim me mediat, ku ata u ndoqën deri në derën e shkollës së tyre, nuk ishte e durueshme”, tha Shakira.

Shakira është shumë e kënaqur me drejtimin që po merr jeta e saj, duke u larguar nga rutina e saj e vjetër në Barcelonë.

“Unë i jam përkushtuar rritjes së fëmijëve”, theksoi mes tjerash artistja e famshme.

Rutina e saj e re është shumë më e qetë se në qytetin spanjoll, duke vënë në pah cilësinë më të mirë të jetës së dy fëmijëve të saj.

“Nuk i kam parë kurrë fëmijët e mi kaq të lumtur”, pranoi ajo.

“Ata shkojnë në aktivitetet e tyre jashtëshkollore pa i ndjekur askush, jo si në Barcelonë, ku kishim paparacët në derë çdo ditë”.

Ata tani bëjnë një jetë të lirë dhe normale si dy fëmijë të zakonshëm, jo si fëmijë të famshëm. /Telegrafi/