Shakira ka folur mbi lajmet për babanë e saj, William Mebarak Chadid, 91-vjeç, i cili është shtruar në klinikën Teknon-Quiron në Barcelonë.
Familja ka kërkuar respektin maksimal në këtë kohë të vështirë e të ndjeshme dhe artistja kolumbiane po ashtu ka bërë një deklaratë.
Zëdhënësit e Shakiras kanë konfirmuar se babai i këngëtares, William, është shtruar në spital në klinikën Teknon-Quiron në Barcelonë.
“Detajet rreth gjendjes së tij shëndetësore janë konfidenciale, ndaj familja kërkon respekt në këtë moment ndërsa pritet të shihet gjendja e tij”, thuhet në deklaratë.
Babai i Shakiras tashmë kishte probleme në maj. Më pas, ai u dërgua me ambulancë në spital dhe më pas iu nënshtrua një operacioni urgjent për shkak të mpiksjes së gjakut në tru.
Pak ditë më parë ka qenë sërish Shakira ajo që ka postuar një foto të babait me nipërit dhe një mesazh shumë të qartë dhe emocionues.
“Ti na mësove të ngrihemi pas çdo rënieje dhe këtë herë e dimë që do ta bësh sërish”, ka shkruar Shakira. “Të duam”.
Artistja kolumbiane nga ana tjetër po vazhdon të jetë e angazhuar në muzikë. Biondja ditë më parë solli këngën e re “Monotonia”.
Ky projekt i Shakirs u tha se i është kushtuar ish-partnerit të saj, futbollistit Gerard Pique. /Telegrafi/