Telegrafi

Shakira fiton tetë çmime në “Premios Juvented 2023”

Të gjithë sytë ishin tek Shakira ndërsa mori pjesë në çmimet “Premios Juvented 2023” në San Juan, Puerto Riko, të enjten.

Krijuesja e hitit “Whenever, Wherever”, 46 vjeçare, tërhoqi vëmendjen me një fustan të kuq që ia tregonte figurën e mahnitshme.

Artistja kolumbiane e kombinoi ansamblin me syze dielli dhe një palë taka të ngjashme.

Bukuroshja, e cila anashkaloi tapetin e kuq, mori tetë çmime, duke përfshirë këngën më të mirë ‘Pop/Urban’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shakira

Pasi mësoi se do të merrte në shtëpi disa trofe, nëna e dy fëmijëve doli në skenë: “Fati më i mirë që kam pasur është me fansat e mi. Ju më frymëzoni të jem më e mirë dhe të mos dorëzohem kurrë”.

Foto: Getty Images

“Të jem e sinqertë, kur kisha dyshime për veten, më bëtë të besoja përsëri në veten time. Kur ndihem e brishtë, ju më jepni forcë. Ju më keni mbrojtur, keni qenë besnikë më mua. Festoni gëzimet e mia dhe jeni me mua edhe në betejat e mia”, vazhdoi ajo.

Në një moment, ajo është parë duke përqafuar djemtë e saj, Milanin dhjetë vjeç dhe Sashën shtatë vjeç, të cilët ishin në publik.

Foto: Getty Images

Shakira viteve të fundit ka qenë në vëmendje për shkak të ndarjes nga ish-futbollisti, Gerard Pique.

Ata u ndanë në qershor të vitit të kaluar, pas raportimeve se Pique e kishte tradhtuar Shakiran me Clara Chia Martan. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images