Telegrafi

Shakira është yll i tepihut të kuq: Ajo u shfaq me fustan ngjyrë ari me dekolte të thellë në VMA

(Foto: Instagram/shakira)

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ishte një nga yjet që performoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Video Music Awards në New Jersey dhe i bëri të gjithë ta kthejnë kokën në tepihun e kuq.

Fustani i saj ishte i mbuluar me teminat e arta me shkëlqim dhe shfaqte një dekolte të thellë dhe një prerje të konsiderueshme në pjesën e pasme.

Stilistja e Nicolas Bru ishte kujdesur për dukjen e kolumbianes, ndërsa pjesa që kishte veshur ishte nga koleksioni i brendit Versace.

(Foto: Instagram/shakira)

Shakira fitoi çmimin më të rëndësishëm në këtë eveniment – ‘Video Vanguard’. Ndër fituesit e mëparshëm të këtij çmimi kanë qenë: Nicki Minaj, Britney Spears, Pink, Rihanna, Beyonce etj.

Lexo po ashtu Shakira nis përgatitjet për performancën në MTV Video Music Awards, publikon imazhe nga akrobacitë në prapaskenë
(Foto: Instagram/shakira)

Donatella Versace ka reaguar në Instagramin e saj për ta uruar këngëtaren për karrierën e saj muzikore dhe kombinimin e shquar Versace.

Pas fustanit ngjyrë ari në parakalimin në tepihun e kuq, ajo veshi një mini fustan ngjyrë lëkure të dekoruar me kristale dhe thekë për performancën. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/shakira)

 

(Foto: Instagram/shakira)

 

(Foto: Instagram/shakira)

 

(Foto: Instagram/shakira)

 

(Foto: Instagram/shakira)