Site icon Telegrafi

Shakira është këngëtarja më e ndjekur në YouTube për vitin e kaluar (Video)

(Foto: Getty Images)

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka arritur shifra mbresëlënëse në YouTube duke u bërë këngëtarja me më së shumti shikime në platformën e shpërndarjes së videove për vitin 2017.

40-vjeçarja ka siguruara qindra miliona shikime duke iu falënderuar hiteve latine, si “Perro Fiel” dhe “Me Enamore”.

Videoklipi i këngës së parë ka kaluar shifrën prej 400 milionë shikimesh në YouTube, ndërsa videoja muzikore e këngës së dytë është shikuar mbi 500 milionë herë.

“Çfarë mënyre e mirë për ta filluar vitin e ri duke e ditur për gjithë mbështetjen e madhe që ma keni dhënë!”.

“Ju dua shumë”, ka shkruar këngëtarja kolumbiane më herët në një postim në rrjetet sociale.

(Foto: Getty Images)

Ndërkohë, në muajt e fundit të vitit që lamë pas, Shakira është detyruar që t’i anulojë disa koncerte nga turneu i saj botëror, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ajo ka vazhduar të pushojë edhe në ditët e para të vitit 2018, duke qenë se nuk është shëruar akoma.

(Foto: Getty Images)

“Edhe pse kam shpresuar që kordat e mia vokale të shëroheshin deri në janar, më është dashur t’i dëgjoj mjekët dhe të qëndroj në shtëpi në mënyrë që të riaftësohem”, ka thënë këngëtarja e famshme. /Telegrafi/

Exit mobile version