Site icon Telegrafi

Shakira e zuri Piquen në krevat me femrën që e tradhtoi, vazhdon të spekulohet për identitetin e saj

(Foto: GC Images/FR)

Këngëtarja e famshme, Shakira dhe futbollisti spanjoll, Gerard Pique, e kanë ndërprerë lidhjen e tyre pas 12 vitesh bashkë, ndërsa arsyeja është tradhtia e yllit të Barcelonës.

Pas lajmit për ndarjen e çiftit që kanë dy fëmijë bashkë, menjëherë nisën thashethemet për femrën me të cilën ka pasur aferë 35-vjeçari.

Disa media sociale në Spanjë spekuluan se Pique ka pasur aferë me nënën e bashkëlojtarit të tij te Barcelona, 17-vjeçarit Pablo Gavi, mirëpo këto raportime më pas janë hedhur poshtë.

(Foto: Daily Star)

Gazetarët e El Periodico specifikuan se femra me të cilën ka tradhtuar futbollisti ishte një bionde në të njëzetat duke mohuar kështu lidhjen me nënën e Gavit, e cila është zeshkane.

Lexo po ashtu Pique e tradhtoi Shakiran me një studente 20 vjeçare, derisa u spekulua për një aferë me nënën e Gavit

“Femra, e cila mund t’i ketë vënë Piquen dhe Shakiran në prag të ndarjes është një bionde e re në të njëzetat. Ajo studion dhe punon si një mikpritëse evenimentesh”, është thënë në shkrimin e gazetës.

(Foto: FC Barcelona)

Në bazë të njoftimit, Shakira e zuri partnerin e saj në krevat me këtë femër dhe që atëherë, ai është larguar nga banesa e përbashkët.

Pique tash bën jetë beqari duke qenë i rregullt nëpër ndeja të ndryshme me miqtë e tij, derisa Shakira në këtë periudhë të vështirë iu është përkushtuar fëmijëve dhe karrierës.

(Foto: Twitter)

Çifti e nisi lidhjen pas takimit në Kampionatin Botëror të vitit 2010 gjatë xhirimit të videoklipit të këngës “Waka Waka (This Time for Africa)”.

Lexo po ashtu Ndarja e Piques me Shakiran përbën një problem të madh mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre

Që atëherë, edhe pse nuk janë martuar kurrë zyrtarisht, ata kanë nisur familje dhe janë prindër të dy fëmijëve, Milan dhe Sasha. /Telegrafi/

Exit mobile version