Site icon Telegrafi

Shakira dizajnon vet rroba banjat e saj

Jo vetëm që Shakira mund të këndojë dhe kërcej, ajo zbuloi se gjithashtu mund të dizajnoj rroba banje!

43 vjeçarja ka treguar modelin e saj më të fundit të rrobave të banjave me ngjyrë vjollcë.

Ajo ndau foto nga krijimi në Instagram, më 7 shtator.

“Ky është një kostum i ri rroba banje që unë e dizajnova dhe shoqja ime Bego e realizoi për mua”, shkroi ajo, duke shtuar: “Unë gjithmonë kam nevojë të krijoj rroba banjat e mija për verën”.

Të dy pjesët përmbanin xhufka të gjata, të cilat vareshin poshtë. Ajo kombinoi dukjen me kaçurrela të lirshme, ndërsa pozonte me kurriz, me kokën e kthyer nga kamera.

Përndryshe, Shakira ishte e karantinuar në një vend tropikal me të dashurin e saj Gerard Piqué, 33 vjeç dhe fëmijët e tyre të adhurueshëm Milan Piqué Mebarak, 7 vjeç dhe Sasha Piqué Mebarak, 5 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version