Ndarja pas 12-vitesh së bashku e artistes kolumbiane, Shakira dhe futbollistit spanjoll të Barcelonës, Gerard Pique ka bërë zhurmë të madhe në mediat rozë.
Pasi njoftuan ndarjen e tyre të shtunën (4 qershor), Shakira dhe Gerard Pique janë rishfaqur në publik së bashku, edhe pse qëndruan larg njëri-tjetrit.
Ish-çifti udhëtoi në Republikën Çeke për të mbështetur djalin e saj Milanin, i cili garon në një turne ndërkombëtar bejsbolli këtë fundjavë, shkruan Marca.
Shakira shfaqet e qetë në fotot nga turneu në Çeki, e cila mundohet të buzëqeshë dhe të tregojë anën e saj më miqësore ndaj fansave që i afrohen, ndërsa Pique duket pak më larg.
Imazhet tregojnë se, pavarësisht se janë fizikisht në të njëjtin vend, ata janë secili më vete dhe shmangin kontaktin me çdo kusht, të paktën publikisht, siç zbulohet nga programi ‘Mediaset Espana ‘Socialite’.
Milani, i cili është tetë vjeç, është pjesëtar i skuadrës katalanase që garoi në turneun e bejsbollit Super CUP nën 10 vjeç. Në një garë me 24 ekipe që filloi të enjten, ekipi doli në vendin e katërt.
Ekipi i Milanit përfundoi i pari në grupin e tyre, por ata humbën ndeshjen e tyre të dytë të dielën, duke i mohuar djalit të madh të Shakirës dhe Pique një vend në podiumin e garës. /Telegrafi/
Shakira at Milan’s baseball tournament in the Czech Republic yesterday. ❤️ pic.twitter.com/8Qs0kNTbW1
— shakirastuff (@shakirastuff_) June 5, 2022