Shakira dhe ish-bashkëshorti i saj, Gerard Pique u ribashkuan në gjykatë të enjten teksa ku ratifikuan marrëveshjen e ndarjes së tyre për kujdestarinë e fëmijëve.
Ish-çifti njoftuan ndarjen e tyre në qershor pas 11 vitesh së bashku, dhe muajin e kaluar thanë se do të arrinin një marrëveshje të përshtatshme për fëmijët e tyre Sasha, shtatë vjeç dhe Milan, nëntë vjeç, pas një bisede 12-orëshe.
Ata nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen në Barcelonë, duke hyrë dhe dalë nga gjykata veç e veç, ndërsa janë përfaqësuar nga ekipet e tyre ligjore, shkruan DailyMail.
Shakira mbajti kokën ulur gjatë daljes, gjersa ishte e veshur e tëra në të zeza.
Pasi këndoi së fundmi në fushatën magjepsëse festive të markës “Burberry”, këngëtarja u pa duke mbajtur në duar pallton e markës britanike në vlerë prej 1790 funtesh.
Ajo kishte veshur me pantallona të gjera dhe një palë çizme me taka.
Zgjedhja e aksesorit të saj ishte e diskutueshme pasi ajo e kompletoi pamjen me një çantë të markës “Balenciaga” në vlerë prej 675 funtesh.
Ka pasur thirrje për të bojkotuar markën pasi ajo u gjend në mes të një skandali mbi përdorimin e imazheve seksuale të fëmijëve dhe referencave për pornografinë e fëmijëve.
Gerard dukej gjithashtu mjaft atraktiv, teksa kombinoi një këmishë të materialit xhins me një xhaketë bomber të zezë dhe xhinse të ngushta.
Muajin e kaluar, Shakira dhe Gerard konfirmuan se kishin nënshkruar një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve për të shmangur luftën e tyre në gjykatë.
Gerard, i cili emocionalisht u tërhoq nga futbolli muajin e kaluar, thuhet se ka dhënë bekimin e tij për transferimin e ish-partneres së tij në Miami në Vitin e Ri me dy djemtë e tyre për të shmangur një betejë të gjatë ligjore.
Dëshira e Shakiras për t’u shpërngulur në qytetin ku ajo ka jetuar dhe jeton një pjesë e familjes së saj, kuptohet se ka qenë pengesa kryesore në dështimin e mëparshëm të çiftit për të arritur një zgjidhje jashtë gjykatës.
Ata thanë në deklaratën e tyre të përbashkët: “Dëshirojmë të komunikojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe që do të ratifikohet në gjykatë si pjesë e një procedure thjesht formale”.
“Objektivi ynë i vetëm është t’u ofrojmë atyre sigurinë dhe mbrojtjen maksimale, dhe ne besojmë se privatësia e tyre do të respektohet”.
Deklarata e tyre vazhdoi: “Ne vlerësojmë interesin e treguar dhe shpresojmë që fëmijët të mund të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme në një mjedis të sigurt dhe të qetë”.
Shtypi spanjoll ka raportuar gjithashtu se Gerard do të jetë në gjendje të kalojë dhjetë ditë në muaj me fëmijët e tij si pjesë e marrëveshjes së kujdestarisë së tij me Shakiran, si dhe pushimet.
E përditshmja katalanase El Periodico, citoi: “Gerard Pique do të ketë fëmijët e tij 10 ditë në muaj dhe tërësinë e tre periudhave të pushimeve që qeverisin Shtetet e Bashkuara, përveç Krishtlindjet dhe pushimet verore, duke filluar nga viti i ardhshëm”.
“Këtë Krishtlindje ata do të alternojnë kujdestarinë në masën 50 për qind sipas kalendarit të qeverisë rajonale të Katalonjës dhe në vitet e ardhshme do ta bëjnë atë sipas kalendarit shkollor të fëmijëve”.
“Ky është pakti që futbollisti dhe partnerja e tij Shakira kanë arritur një marrëveshje mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre”.
Nëse siç pritej, Sasha dhe Milani fillojnë shkollën në Shtetet e Bashkuara në Vitin e Ri, Pique do të duhet të jetojë mes Miamit dhe Barcelonës nëse dëshiron të shijojë 10 ditët e tij të plota me fëmijët e tij çdo muaj jashtë pushimeve.
Sipas shtypit katalanas, Shakira dhe Gerard thuhet se kanë arritur gjithashtu një marrëveshje që do të thotë se ylli do të zhvendoset në Miami vitin e ardhshëm, pas një takimi maratonë 12-orësh.
Takimi i samitit përfundoi me marrëveshjen që hoqi pengesën kryesore në përpjekjet e vazhdueshme të çiftit për të arritur një zgjidhje jashtë gjykatës. /Telegrafi/