Site icon Telegrafi

Shakira dhe Pique arrijnë marrëveshje për kujdestarinë e përkohshme të fëmijëve

 Ndarja e Gerard Pique dhe Shakira nuk ka kaluar pa zhurmë pasi ata i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor dhe dyshja kanë dominuar titujt kryesorë të mediave rozë që atëherë.

Ndarja rrezikohej të ishin edhe me më shumë pasoja, veçanërisht lidhur me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre Sasha dhe Milan.

Megjithatë, ata thuhet kanë gjetur një marrëveshje të përkohshme që do të jetë në fuqi për muajin gusht, shkruan Marca.

Foto: Getty Images

Teksa të dyja ekipet ligjore janë duke përgatitur argumentet e tyre, Pique dhe Shakira janë të ndarë në qëndrime pasi këngëtarja dëshiron që fëmijët të transferohen në Miami me të, ndërsa futbollisti dëshiron që ata të qëndrojnë në Barcelonë, ku kanë jetuar gjithë jetën e tyre deri më sot.

Por marrëveshja e arritur për gusht thotë se fëmijët do të kalojnë dy javë në Barcelonë me Pique , dhe dy javë me nënën e tyre në San Diego të Meksikës dhe Los Angeles.

Foto: Getty

Shakira është rikthyer në shtëpinë e familjes pas një qëndrimi përtej Oqeanit Atlantik dhe tani i ka lënë fëmijët me Pique, sipas La Vanguardia.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shakira

Sasha dhe Milani do të kalojnë dy javët e ardhshme me futbollistin dhe do të ndjekin ndeshjen e Joan Gamper dhe ndeshjen kundër Rayo Vallecano.

Ndërkohë beteja ligjore do të vazhdojë për të përcaktuar se kush e ka kujdestarinë e përhershme të fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version