Këngëtarja e njohur Shakira i befasoi të gjithë duke lansuar “Music sessions #53” me Bizarrap, një projekt ku ajo i del kundra ish-partnerit të saj Gerard Pique.
Teksti i kësaj kënge u bë shumë shpejt viral në të gjitha platformat dhe fansat e saj besnikë nuk kanë ngurruar ta lavdërojnë për këtë kompozim, i cili nuk ka lënë askënd indiferent.
Kolumbianja gëzon suksesin e kësaj kënge dhe ndjekësit e saj, ndaj disa prej tyre shkuan në shtëpinë e saj për t’i kënduar, por ajo që ata imagjinuan ishte që pas pak ajo të dilte në ballkon për t’i përshëndetur dhe falënderuar.
Artistja latine ka shpërndarë një video në llogarinë e saj në Instagram të cilën e ka shoqëruar me një tekst ku shkruan: “Faleminderit për serenadën”.
Në këtë video shihet një grup fansash duke kënduar “Music Sesions #53” dhe më pas është shfaqur Shakira, duke i përshëndetur të gjithë fansat e saj.
Ditë pas publikimit të këngës, si Pique ashtu edhe Shakira vazhdojnë të flasin dhe publikojnë gjëra që lidhen me të.
Vet ish-futbollisti është mundur t’i kthej përgjigje deklaratave që bëri ish-partnerja në disa raste në publik. /Telegrafi/