Telegrafi

Shakaja që zbuloi lidhjen e Selena Gomez me The Weeknd (Video)

Që Selena Gomez dhe The Weeknd janë në një lidhje është më se e dukshme, por këngëtarja e njohur ende se ka pranuar publikisht.

Mirëpo veprimet flasin më shumë se fjalët. E kemi fjalën për puthjet pasionante apo edhe udhëtimet së bashku.

Selena ka patur dy të dashuar kanadez, Justin Bieber dhe aktualin Abel Tesfaye. Kështu që grimieri i saj, Hung Vanngo ka bërë një shaka teksa regjistronin një video për në Instagram.

Ata përmendin Kanadanë dhe Selena entuziazmohet. Më pas, Hung thotë: “E dini, Selena vdes për kanadezët.”

Edhe pse nuk e tha hapur, Selena e konfirmoi “dashurinë e dytë kanadeze”.

“Epo mirë, mirë.”, duke qeshur dhe duke tundur kokën tha ajo.

Të jetë ky një konfirmim indirekt? Tashmë mediat i kanë kapur mat, por mbetet të shihet kur do të deklarohen. /inTV/Telegrafi/