Kushtrim Shaipi, nga Koalicioni për të drejtat sociale ka theksuar se arsyeja se pse protestat e viteve të kaluara me rastin e ditës së punëtorëve kanë qenë të zbehta, është për shkak të mungesës së organizimit të BSPK-së.
Ai në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se sindikatat nuk kanë pasur aftësi për ta sensibilizuar masën për protestë, gjë e cila e ka tregu edhe forcën reale të këtij institucioni.
“Si në shumë aspekte të jetës në Kosovë, arsyeja se pse njerëzit nuk bashkohen në këso iniciativa është mungesa e përfaqësimit. Punëtorët nuk janë ndier të përfaqësuar nga sindikata”, ka shtuar Shaipi. /Telegrafi/