Site icon Telegrafi

Shaip Muja, Jakup Krasniqit: Përjetimin e thellë të humbjes së Drenasit e paske filluar para kohe

Deputeti Shaip Muja, ka ironizuar me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, i cili më herët sulmoi PDK-në. Më poshtë mund ta lexoni të plotë statusin e Mujës.

Lexo po ashtu Jakup Krasniqi: Partisë “Demokratike” mos ia zini për te madhe – ata demokracia i vret

“Partia Demokratike e Kosovës po e rikonfirmon fuqinë e saj në Drenas. Besimi i palëkundshëm i qytetarëve në PDK është i kuptueshëm që i pengon bacës Jakup, i cili përjetimin e humbjes së thellë e paska filluar para kohe.

Do iu dalë tash punë për ta kuruar zhgënjimin e atyre që i kanë mashtruar, duke ndërtuar alibi të llojllojshme për të justifikuar humbjen e tyre, por do të qetësohen dikur.

Ky është vetëm fillimi i humbjeve të tyre, por lidershipi i Nismës nuk do duhej t’i përjetonte si humbje, mirëpo si mësime për vetëdijesim.

Këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për Nismën që të reflektojë për gabimet e tyre dhe të bëhet pjesë e fitoreve të PDK-së në të ardhmen” (sic.), ka thënë Muja.

Exit mobile version