Site icon Telegrafi

Shailene Woodley dhe “The Fault in our Stars” triumfojnë në MTV Movie Awards

Aktorja Shailene Woodley ka qenë ylli i mbrëmjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve filmike nga MTV, ndërsa filmi ku ajo aktron “The Fault in our Stars” është shpallur filmi i vitit.

Woodley është shpërblyer me një çmim të veçantë nga MTV për suksesin që ka arritur në filma në një kohë kaq të shkurtër, MTV Trailblazer e po ashtu për Aktoren më të mirë Femër dhe për puthjen më të mirë në rolin e Hazel Grace bashkë me kolegun Ansel Elgort, i cili nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Filmi ku Shailene luan, “The Fault in our Stars” është zgjedhur Filmi i Vitit 2014, ndërsa çmimin e ka pranuar autori i novelës në të cilën është bazuar filmi, John Green.

Green madje është përlotur kur Shailene Woodley e ka falënderuar atë për gjithë suksesin e saj të arritur.

Robert Downey Jr. ka marrë çmimin “MTV Generation Award”, të cilit iu dorëzua në skenë nga gjithë aktorët e kastit “The Avengers”, ndërsa Jimmy Kimmel i ka prezantuar çmimin e Gjeniut të Komedisë, komedianit Kevin Hart.

Këta janë fituesit e mbrëmjes së MTV Movie Awards:

Filmi i vitit: The Fault in Our Stars
Performanca më e mirë nga një aktor – mashkull: Bradley Cooper, American Sniper
Puthja më e mirë: Shailene Woodley dhe Ansel Elgort, The Fault in Our Stars
Dyshja më e mirë: Zac Efron dhe Dave Franco, Neighbors
Performanca më e mirë komike: Channing Tatum, 22 Jump Street
Performanca më frikësuese: Jennifer Lopez, The Boy Next Door
Debutimi më i mirë: Dylan O’Brien, The Maze Runner
Performanca më e mirë nga një aktore – femër: Shailene Woodley, The Fault in Our Stars
Heroi më i mirë: Dylan O’Brien, The Maze Runner
Performanca më e mirë zhveshur: Zac Efron, Neighbors
Dyluftimi më i mirë: Dylan O’Brien vs. Will Poulter, The Maze Runner
Momenti më habitës: Seth Rogen dhe Rose Byrne, Neighbors
Best Villain: Meryl Streep, Into the Woods
Transformimi më i mirë skenik: Elizabeth Banks, Mockingjay—Part 1
Momenti muzikor më i mirë: Jennifer Lawrence, Mockingjay—Part 1
MTV Trailblazer: Shailene Woodley
Gjeniu i komedisë: Kevin Hart
MTV Generation Award: Robert Downey Jr.

/Telegrafi

Exit mobile version