Telegrafi

Shah Rukh Khan takoi Dua Lipën para koncertit të saj në Mumbai: Provoni hapat që ju mësova në skenë

Këngëtarja dhe kantautorja angleze, Dua Lipa, mbërriti në Indi përpara koncertit të saj në Mumbai.

Ajo po ashtu u takua edhe me aktorin e Bollywood-it, Shah Rukh Khan, dhe fotografitë e takimeve po shkojnë virale në internet.

Shah Rukh mori menjëherë Instagramin e tij për të postuar foto nga takimet dhe i uroi këngëtares suksese për koncertin e saj.

Ai postoi fotografitë në mediat e tij sociale me titullin, “Keni vendosur të jetoni sipas Rregullave të Reja” dhe kush më mirë do ua mësojë ato, se nga vetë Dua Lipa”.

Lexo po ashtu Pas koncertit të përbashkët në Mumbai, Dua pozon me Katy Perryn dhe i thur lëvdata

Ai shtoi, “Cfarë një zonjë e re simpatike dhe e bukur …. & zëri i saj ! I uroj asaj të gjithë dashurinë time për koncertin e sotëm. Dua nëse mundeni, provoni hapat që ju mësova në skenë”.

Sipas yllit, ai gjithashtu i mësoi këngëtares angleze disa hapa dhe i kërkoi asaj që t’i imitojë ato në skenë sot. Aktorja madje vlerësoi krijuesin e hitit të “New Rules” për zërin e saj të jashtëzakonshëm.

Shah Rukh Khan dhe Dua Lipa (Foto: Instagram)

Dua ka interpretuar me sensacionin e popit, Katy Perry në koncert.

Ky nuk është udhëtimi i parë i Duas në Indi; ajo pushoi në këtë vend vitin e kaluar në tetor me ish-të dashurin e saj, Isaac Crew.

Ajo gjithashtu vizitoi vende si Ranthambore, Jaipur, Jodhpur, Kerala dhe Goa. /Telegrafi/