Site icon Telegrafi

Shabani: Sfidat më të mëdha të KSHZ-së janë afatet ligjore

Zyrtari për komunikim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Admir Shabani, ka qenë i ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për zgjedhjet e ardhshme kuvendare, si dhe përgatitjet në KSHZ.

Sa i përket sfidave për zgjedhjet e ardhshme, ai tha se për KSHZ-në janë problem afatet ligjore, sidomos në zgjedhje të parakohshme.

“Gjatë zgjedhjeve të parakohshme, afatet shkurtohen për pesë ditë dhe KSHZ-ja duhet të veprojë në suaza të këtyre afateve, ndërsa kjo është sfidë për KSHZ-në”, tha Shabani.

Ai shtoi se ka edhe sfida tjera, ndërsa përmendi edhe çështjet kadrovike.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Admir Shabanin:

Exit mobile version