Telegrafi

Shabani: Na mungoi fati, e uroj Prishtinë për fitoren

Ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli ka humbur nga Prishtina në Drenas me rezultat 1-2.

Mesfushori i Feronikelit, Bujar Shabani ka thënë se në derbi nuk ka favoritë asnjëherë.

Në një prononcim për Telegrafin, ai ka thënë se ekipit të tij i mungoi edhe fati në këtë takim.

“Ka qenë një ndeshje shumë e fortë si çdo derbi tjetër dhe Prishtina arriti fitore”.

“Ne sot kundër e kishim edhe fatin pasi në tre apo katër raste topi nuk deshi të futej në rrjetë”, deklaroi Shabani për Telegrafin.

Ai në fund i ka uruar kryeqytetasit për fitoren e arritur derisa ka thënë se i pret shumë punë.

“Prishtinës i uroj për fitoren e arritur sot, ndërsa neve na mbetet të punojmë shumë”.

“Këtë edicion nuk kemi qenë as afër pritshmërive, ndërsa na mbetet punë në të ardhmen”, deklaroi Shabani. /Telegrafi/