Telegrafi

Shabani: KSHZ-ja është e përgatitur për zgjedhjet e 12 prillit

Zyrtari për komunikim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Admir Shabani, ka qenë i ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për zgjedhjet e ardhshme kuvendare, si dhe përgatitjet në KSHZ.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, që janë planifikuar për më 12 prill, Shabani tha se KSHZ është e përgatitur për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“E mira është se ne morëm informacion se zgjedhjet do të mbahen më 12 prill dhe ne menjëherë filluam me përgatitjet. Filluam të kontrollojmë dokumentet, të cilat do të na nevojiten. Filluam të përgatisim programet që do të na duhen”, tha Shabani.

Por, ai shtoi se duhet të pritet që edhe zyrtarisht të shpallen zgjedhjet kuvendare.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Admir Shabanin: