Telegrafi

Shabani, atleti që ëndërron të bëhet si Bolti

Atleti i KA “Liria”, Ali Shabani ka shënuar sukses shumë të mirë në garat që janë zhvilluar javëve të fundit.

Shabani në disiplinën 100 metra zuri vendin e parë me kohë 11.07, ndërsa në disiplinën 200 metra shënoi kohë prej 22:45.

Këto dy rezultate janë më të mirat në Maqedoni për të gjitha moshat për vitin 2017.

Besart Beluli që është edhe si trajner i tij thotë se Aliu është një talent shumë premtues nga i cili pritet shumë në të ardhmen. “Ishull i tij është Usein Bolt”, ka thënë Beluli.

Shabani, i cili është vetëm 19-vjeç, është edhe reprezentues i Maqedonisë, kandidat për botërorin e atletikës në Londër si dhe kandidat serioz për lojërat olimpike 2020 sipas tabelës së pikëve të IAAF.