Telegrafi

‘SGS’ do të sigurojë shkollat e mesme në Shkup

Agjencia për sigurime ‘SGS’ edhe vitin e ardhshëm do të ruaj shkollat e mesme në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Agjencia me pronar të dyshimt para disa ditëve ka fituar tender prej 227 mijë eurove nga qyteti i Shkupit që udhëhiqet nga OBRM-PDUKM.

Rasti në fjalë është shumë interesant se në pesë vitet e kaluara si kompani e vetme e cila ka aplikuar në tenderin për sigurimin e shkollave në Shkup ka qenë po e njejta agjenci, pra ‘SGS’.

Deri tani ‘SGS’ ka fituar 56 tendera, prej të cilave në 46 raste ata kanë qenë ofertuesit e vetëm, njofton portali Nova.mk. Gjithësejt, ‘SGS’ ka inkasuar 16 milion euro që nga viti 2010 nga buxheti i shtetit për nevoja të shtetit, për sigurim të objekteve dhe evenimenteve të ndryshme.

Për 5 vite ‘SGS’ ka shkatërruar konkurrencën me punën e tyre, edhe pse ata kishin përvojë dhe traditë në sigurime./Telegrafi/