Juventusi është nikoqir i Spezias në Allianz Stadium për ndeshjen e javës së 28-të në Serie A.
Zonja e Vjetër ndodhet tetë pikë prapa liderit Inter dhe me fitore eventuale do ta ngushtonte diferencën në pesë pikë dhe në javët në vijim do të mund të përfshihej në garën për titull në rast se rivalët bëjnë gabime.
Synimi i Spezias është mbijetesa, duke qenë se aktualisht ndodhet në vend të 15-të me 26 pikë, katër më shumë se zona e rrezikut.
Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Thiago Motta i kanë zgjedhur skuadrat që do të luajnë nga fillimi.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, De Ligt, Rugani, Pellegrini; Locatelli, Arthur, Rabiot; Cuadrado, Vlahovic, Morata.
Formacioni startues i Spezias: Provedel; Ferrer, Erlic, Nikolaou, Reca; Gyasi, Maggiore, Bastoni; Verde, Manaj, Agudelo.
Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci, Mattia De Sciglio, Alex Sandro, Weston McKennie, Denis Zakaria, Paulo Dybala, Federico Chiesa dhe Kaio Jorge – nuk janë në dispozicion të Bianconerëve, ashtu që ata që janë ftuar duhet të japin maksimumin për t’i marrë tri pikët. /Telegrafi/