Telegrafi

Sfidat me të cilat përballen studentët në Kosovë (Video)

Studentët në Kosovë kanë nisur vitin e ri akademik. Ata tregojnë sfidat me të cilat po përballen.

Gazmend Zyberi thotë se është e vështirë që t’i përmbledhim të gjitha shpenzimet, duke pasur parasysh se është mjaftë e shtrenjtë literatura dhe jeta në Prishtinë.

“Për studentët nuk ka ndonjë tolerim në çmime për studentët”, thotë ai, për Radion Evropa e Lirë.

Ndërsa, Fitore Gashi thotë se një familje që i ka dy fëmijë duke i shkolluar është jashtëzakonisht e vështirë.

“Me një pagë në Kosovë, që është jashtëzakonisht e ulët është mundësia shumë e paktë për t’u shkolluar”, thotë kjo studente.

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” këtë vit janë pranuar 8,411 studentë të rinj në 13 fakultete. /REL /Telegrafi/