Telegrafi

Sfidat çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

(Foto: kosovahandball.info)

Hendbollistet në mesjavë i luajnë ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Kosovës. Dy ndeshje janë të mërkurën e dy tjera të enjten.

Ndeshja e parë është ajo në mes të Ferizajt dhe Jusuf Gërvallës. Zhvillohet të mërkurën nga ora 16:30. Skuadra vendase është favorite e madhe për të avancuar në gjysmëfinale.

Favorit është edhe Istogu që luan ndaj Samadrexhës. Kjo ndeshje është të mërkurën nga ora 19:30.

Ndërkohë, ndeshja më rivalizuese pritet të jetë ajo që luhet të enjten nga ora 17:00 në Ferizaj. Takohen Kastrioti e Prishtina.

Prej orës 17:30, të enjten, luajnë Vushtrria e Shqiponja. Skuadra vendase vlerësohet më afër gjysmëfinales.