Telegrafi

Sfida për t’i bërë banorët të qeshin – djemtë kërcejnë të zhveshur në BBVA

Foto: Instagram

Banorët e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të përballen me sfida e lojëra të ndryshme.

“Qesh mirë kush qesh i fundit”, atyre iu dha një detyrë nga ‘Vëllai i Madh’ që përmes inskenimeve të ndryshme të bëjnë banorët për të qeshur.

Ai që qesh gjatë performancës së një prej banorëve, u tha se digjet nga loja, skualifikohet nga kjo.

Të fundit që mbetën në gara ishin: aktorja Olta Gixhari dhe banorja tjetër, Ermiona Lekbello.

Lexo po ashtu Refuzoi të përgjigjej se kur ka kryer marrëdhënie intime për herë të fundit, Keisi pranon dënimin - i hedh salcë në faqe Kristit dhe e lëpin

Për këto dy konkurrente, djemtë u bënë bashkë në fund dhe filluan të kërcenin me bluza zhveshur.

Ata bënë veprime të ndryshme, madje në një moment i larguan edhe tutat, vetëm në mënyrë që t’i bënin vajzat për të qeshur.

Ai që arrin deri në fund, e fiton sfidën, do të ketë gjithashtu një shpërblim. /Telegrafi/