Telegrafi

“Sfida e rezistencës” – Nita dhe Dea dorëzohen pas mbi 14 orësh, paratë e fituara i dhurojnë për fëmijët me autizëm në Kosovë

“Sfida e rezistencës” ishte loja e radhës e caktuar nga “Vëllai i Madh” për banorët e Big Brother VIP Albania.

Në oborrin e shtëpisë u vendos një strukturë, në të cilën ndodheshin 13 llamba dhe 13 butona për secilin banorë.

Në momentin që butoni shtypej, ai bëhet i kuq dhe kur lëshohej kthehet në gjendjen fillestare, në ngjyrë të gjelbër që do të thotë se ata që e lëshonin skualifikoheshin nga loja.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Personi i cili reziston më gjatë duke mbajtur butonin shtypur, do të fitonte 2 mijë e 500 euro.

Dy banoret që rezistuan më së shumti ishin këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi dhe Dea Mishel.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

At qëndruan 14 orë e 52 minuta dhe pas gjithë kësaj kohe ato vendosën që të bëjnë një pakt me njëra-tjetrën.

Amos i ndihmojmë që të numëronin deri një 10-të dhe njëra nga to obligohej që të lëshonte butonin e para.

Ishte Dea ajo që hoqi dorën e para dhe disa sekonda më vonë të njëjtën gjë e bëri edhe Nita.

Megjithatë, Nita dhe Dea ranë dakord që parat e fituara nga sfida t’i dërgonin për shoqatën e fëmijëve me autizëm në Kosovë.

Lexo po ashtu Luizi urinoi gjatë sfidës së rezistencës, Kiara: Ti bën gjithçka për lojë

Theksojmë që në lojë ishin të përfshirë të gjithë banorët, dy të tjerë që rezistuan gjatë ishin edhe Efi dhe Armaldo me nga 12 orë. /Telegrafi/