Në rrjetet sociale shpesh kemi sfida të ndryshme, në të cilat përfshihen përdorues të shumtë, ndërsa përjashtim nuk bëjnë as yjet e njohura.
Pas publikimit të këngës “Best On Earth” nga Russ dhe BIA, ka nisur një sfidë e re me titullin e kësaj kënge.
Personalitet të shumta publikojnë xhirime nën ritmet e kësaj kënge, teksa shfaqen me lëvizje të ngadalësuar. Ndërsa gjithçka nisi nga Rihanna, e cila deklaroi se kjo është kënga e saj e preferuar.
Në këtë sfidë janë përfshirë edhe motrat e famshme të skenës muzikore shqiptare, Ana dhe Arta Kabashi, të cilat e kanë shpërndarë një video në Instagram.
Teksa paraqiten duke ecur, ato e kanë vënë në plan të parë pjesën më të përfolur të fizikut të tyre – pjesën e pasme. /Telegrafi/