Derisa, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj dhe Frashër Krasniqi konfrontoheshin me policinë duke kundërshtuar largimin nga salla për një orë, drejtori i inspeksionit në komunën e Prishtinës, Xhelal Sfeqla kishte një punë.
Në fakt, ai lexonte një libër në gjykatore duke injoruar se çfarë po ndodhte rreth tij, transmeton gazeta Tribuna.
Dardan Molliqaj është larguar me dhunë nga salla, poashtu edhe mediat.
Jashtë po vazhdojnë të qëndrojnë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje duke protestuar.