Telegrafi

Sezonin e kaluar ia humbi Ligën e Kampionëve, këtë sezon Karius e uron Liverpoolin për triumfin në finale ndaj Tottenhamit

Portieri gjerman, Loris Karius ka uruar ish-skuadrën e tij, Liverpoolin për fitimin e trofeut në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli ka fituar ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 2-0 në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Wanda Metropolitano të Madridit.

Kjo fitore vlen shumë për ekipin nga Anfield pasi ishte sezonin i dytë radhazi në finale, ku vitin e kaluar u mposhtën nga Real Madridi.

Lexo po ashtu Klopp e ka zbuluar problemin e Liverpoolit – Blerjet e Van Dijk e Alisson dhe të rinjtë që u graduan, mbrojtja është kthyer në ‘mur’ dhe titulli nuk është më ëndërr

Pikërisht njëri nga fajtorët kryesor të asaj humbje, Karius, shkaku i dy gabimeve të tij fatale ka reaguar në rrjetet sociale për fitoren ndaj Tottenhamit.

Karius, i cili ka kaluar sezonin i huazuar te Besiktas dhe me gjasë do të mbetet edhe këtë vit, ka uruar ish-skuadrën e tij.

Lexo po ashtu Pas fitimit të trofeut të Ligës së Kampionëve, mësohet edhe shifra e madhe e parave që Liverpooli ka fituar

“Urime, Liverpool. Vërtetë i lumtur për të gjithë në klub dhe tifozët. E merituar këtë”, ka shkruar Karius në postimin e tij në Twitter.

Postimi i portierit gjerman është pritur mirë nga tifozët e Liverpoolit, të cilët i kanë komentuar duke e falënderuar atë. /Telegrafi/