Portieri gjerman, Loris Karius ka uruar ish-skuadrën e tij, Liverpoolin për fitimin e trofeut në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli ka fituar ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 2-0 në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Wanda Metropolitano të Madridit.
Kjo fitore vlen shumë për ekipin nga Anfield pasi ishte sezonin i dytë radhazi në finale, ku vitin e kaluar u mposhtën nga Real Madridi.
Pikërisht njëri nga fajtorët kryesor të asaj humbje, Karius, shkaku i dy gabimeve të tij fatale ka reaguar në rrjetet sociale për fitoren ndaj Tottenhamit.
Karius, i cili ka kaluar sezonin i huazuar te Besiktas dhe me gjasë do të mbetet edhe këtë vit, ka uruar ish-skuadrën e tij.
“Urime, Liverpool. Vërtetë i lumtur për të gjithë në klub dhe tifozët. E merituar këtë”, ka shkruar Karius në postimin e tij në Twitter.
Postimi i portierit gjerman është pritur mirë nga tifozët e Liverpoolit, të cilët i kanë komentuar duke e falënderuar atë. /Telegrafi/
Congrats, @LFC. Really happy for everyone at the club and fans. You deserved this.
— Loris Karius (@LorisKarius) June 1, 2019