Site icon Telegrafi

Sezoni turistik, Rama: Në Vlorë e Sarandë rritje absurde çmimesh

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, rritja absurde e çmimeve të hoteleve dhe restoranteve, strategjikisht vetëvrasje.

Në fjalën e tij gjatë një takimi me kryetarët e bashkive për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, Rama u shpreh se, “qeveria de bashkitë nuk vendosin çmimet kjo është shumë e qartë. Ky është sistemi që kemi zgjedhur dhe nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i kontrollojnë dot apo nuk i imponojnë dot.

Lexo po ashtu Videot e plazheve bosh, Rama ngre alarmin: Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar

Rama u shpreh se, “në Vlorë dhe në Sarandë ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve, është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’iu thuhet që kjo është, jo vetëm e padrejtë, se mbase në kushtet e kapitalizmit fjalën e padrejtë ata që duan të fitojnë nuk e perceptojnë, por kjo është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet të komunikohet dhe të flitet që rritja e palogjikshme E çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër”.

“Ideja që meqë na thanë vjet që Shqipëria është shumë e lirë ne po ia hedhim në erë të gjitha tavanet e arsyes së çmimeve është një ide komplet e çmendur”, u shpreh Rama.

“Ndërkohë shikoni Durrësin, shikoni Shëngjinin, shikoni Velipojën, stabël”, theksoi Rama.

Exit mobile version