Është publikuar një trailer i ri i sezonit të shumëpritur të serialit Squid Game.
Sezoni i dytë i këtij seriali po pritet me padurim nga fansat, dhe do të publikohet më 26 dhjetor në Netflix.
Tani, platforma e filmave/serialeve ka publikuar një trailer të ri, ku zbulon më shumë rreth episodeve të papublikuara.
Në vetëm 20 orë traileri mori 8.2 milionë shikime në YouTube.
Sipas të gjitha gjasave, Seong Gi-hun do t’i rikthehet garës, për t’u bërë lider e për t’i këshilluar lojtarët e rinj të heqin dorë nga gara.
Detektivi Hwang Jun ho, siç duket nuk ka vdekur dhe do të rikthehet në sezonin e ri për të bastisur lojën. /Telegrafi/