Milani i Zlatan Ibrahimovic është vetëm një pikë larg titullit të kampionit të Serie A dhe suedezi tashmë e ka vendosur një garë për titull, po në në ndeshjen e fundit, por kur luante për Interin.
40-vjeçari mund të fitojë titullin e pestë të Serie A në karrierën e tij të dielën kur Milani të vizitojë Sassuolo në stadiumin Mapei.
Djelmoshat e Stefano Piolit kanë nevojë për një fitore ose një barazim për t’u bërë kampionë të Serie A për herë të parë pas 11 vitesh. Herën e fundit që fituan titullin, Ibrahimovic ishte pjesë e ekipit dhe Max Allegri ishte në krye të kuqezinjve.
Suedezi ka qenë tashmë vendimtar për një titull në Serie A në ndeshjen e fundit, por ai ishte duke luajtur për Interin në atë kohë. Ishte ndeshja e fundit e sezonit 2007-08 dhe vetëm një pikë ndante kryesuesit e renditjes Interin nga Roma që zinte vendin e dytë.
Ibrahimovic nuk ishte 100 për qind i aftë për të luajtur, kështu që ai e filloi ndeshjen e fundit nga banka rezervë kundër Parmas.
Pjesa e parë përfundoi 0-0, ndërsa Roma ishte 1-0 në avantazh në Catania, kështu që ata ishin praktikisht kampionë të Serie A.
Megjithatë, Roberto Mancini futi Ibahimovicin në pjesën e dytë dhe sulmuesi shënoi dy gola të rëndësishëm, duke ndihmuar Nerazzurrët të ngrinin titullin e 16-të në historinë e tyre.
Ibrahimovic u largua nga klubi pasi fitoi titullin e tij të tretë radhazi në Serie A me Nerazzurrët në sezonin 2008-09.
Ai u kthye në Serie A pas vetëm një sezoni në Barcelonë, duke iu bashkuar Milanit, ku fitoi titullin e Serie A në sezonin e tij të parë me klubin kuqezi. /Telegrafi/