Telegrafi

Sezoni i fundit i “Game of Thrones” do të transmetohet në vitin 2019

HBO ka konfirmuar zyrtaresh se sezoni i fundit i serialit të shumëpopullarizuar, “Game of Thrones”, do të transmetohet në vitin 2019.

Sezoni i tetë dhe i fundit i “Game of Thrones” do të ketë gjashtë episode.

David Benioff, D. B. Weiss, Bryan Cogman dhe Dave Hill janë duke shkruar skenarin, ndërsa regjinë do ta bëjnë, David Benioff , David Weiss, David Nutter dhe Miguel Sapochnik.

Lexo po ashtu Njëzetedy fakte interesante dhe të vërteta që do të ndryshojnë mënyrën se si ju e shikoni "Game of Thrones" (Foto)

Nutter do të bëjë regjinë e tri episodeve, dy episode do t’i xhirojë Sapochnik, ndërsa Benioff dhe Weiss do ta bëjnë regjinë e episodit final.

Që në vitin e kaluar, HBO njoftoi se hit-seriali do të përfundojë në sezonin e tetë të transmetimit.

Sezoni i shtatë kishte vetëm shtatë episode, ndërsa përfundoi më 27 gusht 2017.

Natyrisht se shikuesit e shumtë të këtij seriali mezi do të presin transmetimin e episodeve të fundit të “Game of Thrones”. /Telegrafi/