Real Madridi është duke e përjetuar sezonin më të dobët në shekullin 21 në ndeshjet e luajtura si vendas.
Valencia, Levante, Betis, Tottenham, Fuenlabrada, Barcelona, Numancia, Villarreal, Leganes, Atletico Madrid, Juventus … dhe Athletic Bilbao.
Këto janë 12 skuadrat e ndryshme nga 26 që kanë e vizituar Santiago Bernabeun këtë sezon dhe të cilët kanë marrë të paktën një barazim nga kryeqyteti spanjoll.
14 fitore, shtatë barazime dhe pesë humbje me 64 gola në favor dhe 32 kundër tyre është rekord i Real Madridit në 26 ndeshje që luajti këtë sezon në shtëpi.
Një rekord që nuk është parë në Bernabeu që nga shekulli i kaluar, veçanërisht që nga sezoni i fundit, ai 99/00.
Në atë rast Real Madridi kishte humbje të dhimbshme në shtëpi kundër Zaragozës (5-1) , Atletico Madridi (3-1) dhe Bayern Munichu (4-2), si dhe disa rezultate të tjera të dobëta kundër rivalëve si Oviedo apo Numancia.
Me dy pikët e humbura nga Bilbao të mërkurën mbrëma, kjo e qon në 17 numrin e pikëve të humbura nga Reali në shtëpi në sezonin 2017/18.
Kjo është diçka që nuk ndodhi në kampionatin vendas që nga sezoni 06/07 me Fabio Capellon si trajner; rikthimi i famshëm i Ligës që Reali përfundoi duke fituar titullin në ditën e fundit kundër Mallorcas. /Telegrafi/