Sevilla është gati të blejë sulmuesin e Chelseat, David Datro Fofana.
Klubi londinez ka njoftuar se ish-ylli i Moldes është tërhequr nga huazimi i tij te Union Berlin.
Eksperienca në Bundesligë e pa 21-vjeçarin të përfundojë me 17 paraqitje, 2 gola (një prej të cilëve në Ligën e Kampionëve kundër Napolit) dhe një asistim.
Tani ai do të huazohet sërish për pjesën e mbetur të sezonit.
Dhe Sevilla konsiderohet si favorit për të marrë Fofanën nga duart e Chelseat në ditët në vijim.
Blutë e shikojnë lojtarin si një për të ardhmen dhe duan që ai të luajë rregullisht te skuadra spanjolle deri në maj. /Telegrafi/