Telegrafi

Sevilla pritet ta kthejë Andre Silvan te Milani

Andre Silva (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Sevilla thuhet se do ta kthejë Andre Silvan te Milani këtë verë, duke mos shfrytëzuar mundësinë e tyre prej 35 milionë eurosh për të blerë sulmuesin.

Sulmuesi i talentuar portugez u bashkua me Sevillan nga Milani verën e kaluar si huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.

Silva bëri përshtypje të menjëhershme, duke shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e para të La Ligës.

Lexo po ashtu Barcelona po monitoron katër sulmues për sezonin e ri

Megjithatë, 23-vjeçari ka shënuar vetëm dy herë tjera nga ajo kohë në La Liga dhe kjo ka shqetësuar klubin spanjoll.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, klubi spanjoll ka ndryshuar mendje dhe nuk do ta nënshkruajë atë përgjithmonë.

Kjo vjen pas spekulimeve se sulmuesi Patrick Cutrone po peshonte mundësitë e tij për tu larguar gjatë afatit kalimtar të verës.

Nëse Cutrone largohet nga San Siro atëheë ka të ngjarë që Rossonerët ta mbajnë Silvan si alternativë të Kryztof Piatek. /Telegrafi/