Telegrafi

Sevilla pas mbrojtësit të Liverpoolit

Sevilla i është bashkuar garës për shërbimet e mbrojtësit të Liverpoolit, Mamadou Sakho.

Skuadra e madhe spanjolle i janë afruar Liverpoolit për ta pyetur mbi mundësinë e nënshkrimit me Mamadou Sakho, duke iu bashkuar garës me skuadrën turke, Galatasaray, e cila gjithashtu është kureshtar për shërbimet e mbrojtësit francez.

Lexo po ashtu Mamadou Sakho mund të përfundojë në Turqi

26-vjeçari, i cili ka kaluar sezonin duke stërvitur me të rinjtë e klubit U23, pas një serie të shkeljeve të rregulla, do të duhet që të lëviz në mënyrë që të rigjeneroj karrierën e tij me Jurgen Klopp, i cila ka deklaruar ‘se situata është e qartë’ me të, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht se nuk paraqitet për Reds që nga 20 prilli i vitit të kaluar, Sakho nuk ka qenë pa skuadra të interesuara, me klubin nga La Liga që kanë hapur dialogun për të konstatuar se si do të strukturohet një marrëveshje e mundshme.

Lexo po ashtu Jovetic shpreson të transferohet te Sevilla

Edhe skuadrat angleze, Crystal Palace dhe West Brom kanë bërë kontrolle për mundësinë e transferimit të qendërnmbrojtësit, ndërsa interesi i raportuar nga Southampton ende nuk është regjistruar zyrtarisht, ndërsa nga shitja eventuale e tij Reds mendojnë të gjenerojnë rreth 20 milionë funte. /Telegrafi/