Skuadra spanjolle Sevilla ka ofruar 8 milionë euro për Gary Medel, por Interi kërkon 12 milionë.
Sipas El Decano Deportivo, trajneri Jorge Sampaoli ka shprehur interesim për lojtarin e tij që e kishte te Kili.
Mesfushori 29 vjeçar që njihet si ‘Pitbulil’ mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes edhe në mesfushë.
Sevilla thuhet se ka bërë ofertë prej 8 milionë euro.
Flitet se Nerazzurrët e kanë refuzuar duke kërkuar 12 milionë euro.
Sevilla mund t’i ofrojë Ligën e Kampionëve lojtarit i cili ka kohë që nuk ka luajtur. /Telegrafi/