Site icon Telegrafi

Sevilla nuk llogaritë në të, por nuk ka asnjë ofertë – situatë aspak e mirë për Adnan Januzajn

Adnan Januzaj është jashtë planeve të Sevillas dhe trajnerit të spanjollëve Jose Luis Mendilibar.

Në shkurtin e këtij viti, sulmuesi u transferua nëpërmjet formulës së huazimit në Turqi te Istanbul Basaksehir, por me dy golat në 11 ndeshje për ekipin turk nuk ishin mjaftueshëm që të binden drejtuesit e klubit turk dhe ai u rikthye sërish në Spanjë.

Për momentin, Januzaj nuk ka marrë asnjë ofertë dhe është detyruar të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës së Sevillas, shkruan AS.

28-vjeçari ka edhe tre vite të mbetura në kontratë me Sevillan dhe për të gjitha palët kjo është një situatë jo e mirë.

Drejtuesit e Sevillas nuk kërkojnë t’i mbyllin kontratën në mënyrë të njëanshme pasi do t’iu duhet të paguanin shumë para, ndërsa nga ana tjetër, nëse Januzaj nuk gjen një klub të ri, rrezikon që për pjesën e mbetur të sezonit të qëndrojë jashtë fushave.

Lexo po ashtu Zyrtare: Adnan Januzaj transferohet te Basaksehir

Januzaj u transferua te Sevilla me parametër zero nga Real Sociedad në verën e vitit 2022./Telegrafi/

 

Exit mobile version