Site icon Telegrafi

Sevilla në bisedime të avancuara për transferimin e Adnan Januzajt

Sevilla është duke zhvilluar bisedime intensive me përfaqësuesit e Adnan Januzajt për një transferim të mundshëm.

Lojtari shqiptar me pasaportë belge është i lirë që nga 30 qershori i këtij viti, atëherë kur i përfundoi kontrata me Real Sociedadin.

Janë shtuar zëra se Januzaj mund të rikthehet në Ligën Premier, aty ku e kërkojnë Evertoni dhe West Ham United.

Lexo po ashtu Januzaj ende i pavendosur për të ardhmen, ka oferta nga Italia dhe Anglia

Por, Fabrizio Romano raporton tani se Sevilla është në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e lojtarit dhe pritet që shumë shpejtë të ketë marrëveshje.

Klubi i La Ligës po shpreson në një marrëveshje të shpejtë, duke ditur se kanë mbetur më pak se dy ditë nga mbyllja e afatit kalimtar.

Januzaj do të kalonte si lojtar i lirë te Sevilla, derisa për cilësitë e tij te kotas të fundit nuk kanë dyshime. /Telegrafi/

 

Exit mobile version