Sevilla ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e Iscos nga Real Madridi.
Klubi nga Andaluzia ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e Iscos si lojtar i lirë.
Sevilla ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të konfirmuar marrëveshjen, ndërsa zyrtarizimi dhe prezantimi do të vjen pas kompletimit të testeve mjekësore.
“Kemi arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me Iscon”, thuhet në njoftimin e Sevillas.
🤝 Principio de acuerdo con @isco_alarcon para su fichaje por el #SevillaFC. ⚪️🔴🔝#WeareSevilla #NuncaTeRindas
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) August 7, 2022
Testet mjekësore thuhet se do të mbahen të hënën në mënyrë që të kompletohet marrëveshja pasi kontrata është rënë dakord deri në qershor 2024.
Isco do t’i bashkohet Sevillas falë Julen Lopeteguit që e kërkonte atë prej kohësh. /Telegrafi/