Telegrafi

Sevilla e do Batshuayin në huazim

during the The Emirates FA Cup Third Round match between Norwich City and Chelsea at Carrow Road on January 6, 2018 in Norwich, England.

Sevilla është vënë pas sulmuesit të Chelseat, Michy Batshuayi, të cilin e kërkon në huazim.

Lajmin e jep Goal.com, që e sheh si mundësi të mundshme kalimin e belgut në Spanjë.

Lojtari nuk dëshiron ta humb vendin në kombëtaren belge për Kupën e Botës  2018.

Lojtari ka pasur shumë pak paraqitje nën drejtimin e Antonio Contes.

Ai shumë rrallë preferohet në skemat e trajnerit italian.

Batshuayi kishte kaluar para dy vitesh nga Marseille për 40 milionë euro.

Për një vit e gjysmë ai ka zhvilluar 30 ndeshje duke shënuar 7 gola. /Telegrafi/