Telegrafi

Sevilla bën shaka nëpërmjet Twitterit me ekipet angleze të cilat po luftojnë për një vend që dërgon në LK në sezonin e ri

Jo vetëm gara për titull në Ligën Premier është interesante, por edhe ajo për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.

Tottenhami, Chelsea, Arsenali dhe Manchester Unitedi janë në garë që të futen në top katërshe. Por, të gjitha këto skuadra në javët e fundit kanë lëshuar pikë, duke humbur apo barazuar.

Duke e parë gjithë këtë ka reaguar në shaka edhe Sevilla nga La Liga, e cila gjithashtu është në kërkim të një vendi në top katërshe në kampionatin elitar spanjoll.

“Përshëndetje Liga Premier, në rast se asnjë nga ekipet e juaja nuk dëshiron pozitën e katër, a mund të na jepni neve? Do ta bënit jetën më të lehtë.

Më poshtë keni tabelën aktuale të Ligës Premier dhe La Ligas për të pasur një pasqyrë më të mirë të asaj që po ndodh. /Telegrafi/

Liga Premier:

La Liga: