Telegrafi

Sevilla – Barcelona, formacionet zyrtare të finales së Copa del Rey

Lionel Messi - Ever Banega (Getty Images)

Sevilla dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të finales së Copa del Rey e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.

Gjiganti katalunas dhe Sevilla do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Copa del Rey, duke synuar fitimin e trofeut të parë sezonal.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm pasi e do trofeun e Copa del Rey.

Në anën tjetër, edhe Vincenzo Montella ka vendosur që në finale të luaj me formacionin më të mirë.

Finalja fillon nga ora 21:30 dhe zhvillohet në terren neutral, stadiumin e Atletico Madridit “Wanda Metropolitano”.

Sevilla: Soria; Navas, Mercado, Lenglet, Escudero; Nzonzi, Banega; Sarabia, Vazquez, Correa; Muriel. 

Barcelona: Cillessen; Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Coutinho, Busquets, Rakitic, Iniesta; Messi, Suarez.  

/Telegrafi/