Telegrafi

Sevilla afër nënshkrimit me Andre Silvan

Klubi spanjoll, Sevilla thuhet se është afër për të nënshkruar me sulmuesin e Milanit, Andre Silva.

Rossonerët janë drejt vazhdimit të rikonstruktimit të skuadrës në këtë verë, pasi pozita e gjashtë në sezonin e fundit u cilësua si dështim.

Garimi në Ligën e Evropës këtë sezon dhe ‘lufta’ për katër pozitat e para në Serie A, i ka vënë drejtuesit e Milani në punë.

Lexo po ashtu Tre klube pas Silvas, por çdo gjë do vendoset pas Botërorit

Ata tashmë kanë transferuar mbrojtësin Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain nga Juventusi, por me afrimin e argjentinasit dikush duhet të largohet.

Higuain pritet ta ketë fjalën e fundit këtë sezon në sulmin e Milanit (Foto: ACMilan/Twitter)

Edhe pse u largua Nikola Kalinic drejt Atletico Madridit, drejtuesit e klubit nga San Siro po mendojnë edhe largimin e portugezit Silva.

Sipas gazetës spanjolle AS, konfirmimi zyrtar i kalimit të Silvas te Svilla pritet të ndodh në orët e ardhshme pasi një marrëveshje ‘praktikisht’ është arritur.

Lexo po ashtu Zyrtare: Atletico konfirmon transferimin e Kalinic

Megjithatë, Calciomercato.com në Itali argumenton se Milani ka frenuar momentalisht marrëveshjen pasi ata dëshirojnë ta mbajnë portugezin.

Ky medium shpjegon se Sevilla nuk e ka ndërmend të paguajë çmimin prej 32 milionë eurosh te kuqezinjtë dhe një huazim me një opsion blerje mund të negociohet. /Telegrafi/