Barcelona ka fituar me rezultat 2-1 derbin e javës së 11-të La Ligas ndaj Sevillës.
Skuadra e Luis Enriques ka vazhduar me fitore, duke qëndruar kështu hije e Real Madridit në kreun e tabelës.
Golat në këtë takim u shënuan nga Vitolo (15’) për Sevilla, ndërsa Lionel Messi (43’) dhe Luis Suarez (61’) për katalunasit.
Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitja e tyre në këtë ndeshje.
Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë është Lionel Messi, i cili u notua me 9.2, ndërsa nota më e ulët i takoi mbrojtësi Daniel Carrico, që u notua me 5.8. /Telegrafi/
Sevilla:
Barcelona: